(VIDEO) Nikollovski: Bullgaria po e keqpërdor anëtarësimin ne BE në kurriz të Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe nënkryetarja Iljana Jotova po përdorin anëtarësimin e Bullgarisë në BE për të vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, duke u kërkuar maqedonasve të ndryshojnë historinë, gjuhën dhe kulturën e tyre në mënyrë që të fillojnë negociatat qasëse. Kështu tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, para Këshillit të Evropës, duke shtuar se Radev dhe Jotova po zbatojnë politikë skajshmërisht ekstremiste të djathtë.

Nikollovski më tej është shprehur se bullgarët nuk u japin asnjë të drejtë maqedonasve që jetojnë në Bullgari, duke u hequr atyre të drejtën për vetëvendosje, përdorimin e gjuhës amtare dhe të drejtën për arsimim dhe shoqërim.

Aleksandar Nikollovski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së

“Muajt e fundit ato shkuan edhe një hap më tej, duke kërkuar nga maqedonasit në Shqipëri që ta ndryshojnë identitetin e  tyre nga maqedonas në bullgar. Në Shqipëri asnjëherë nuk ka pasur bullgar dhe me shekuj kanë jetuar maqedonas. Por, Bullgaria e kërcënon Shqipërinë me përparimin e tyre në BE, duke kërkuar nga ata që të ju imponojnë identitet të ri qytetarëve të tyre. Do të pajtoheni me mua se këto nuk janë vlera evopiane”.

Prandaj, shtoi ai më tej, kërkoj nga BE që ta rishikoj politikën e saj ndaj Bullgarisë dhe të mos lejoj keqpërdorim të tsë drejts së tyre për shtetësi dhe pasaporta për qëllime politike dhe ndryshim të identitetit të tyre kombëtarë.

Aleksandar Nikollovski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së

“Kështu, Bullgaria po e vazhdon shembullin e saj me asimilimin kombëtar, i kërcënojnë maqedonasit, i vendosin veto dhe e stopojnë Maqedoninë të filloj bisedimet me BE-në, gjithashtu ato nuk i respektojnë të drejtat e njeriut të maqedopnasve në Bullgari dhe nuk i zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës së Evropës për të drejtat e njeriut dhe kërcënojnë Shqipërinë që të gjej identitet që nuk ka egzistuar”.

Nikollovski ka shtuar se Bullgaria është “shembulli më i mirë”, për ideologjinë djathtiste.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like