(VIDEO) Nga viti i ardhshëm rritet pragu për kthimin e TVSH-së nga 1800 në 2100 denarë

by admin
Spread the love

Për tre vite që kur ka filluar të funksionojë aplikacioni “TVSH-ja ime”, tek qytetarët janë kthyer 4.2 miliardë denarë. Kështu njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska. Nga 1 janari i vitit që vjen, bëri me dije ajo,  vlera e TVSH-së që do të kthehet tek qytetarët do të rritet nga 1 800 në 2 100 denarë në çdo 3 muaj.

SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DAP
“Në periudhën në vijim, të koordinuar me ministrinë e  Financave, do të parashtrojmë propozim ndryshim për Ligjin për kthimin e TVSH-së të personave fizik. Ky ndryshim është me qëllim që nga viti i ardhshëm, nga 1 janar 2023, të rritet limiti i kthimit të TVSH-së, me çka qytetarët në vend të 1 800 denarëve për tre muaj, do të fitojnë vlerë maksimale prej 2 100 denarë për faturat e skenuara”.

Përdorues më të mëdhenj të aplikacionit sipas saj janë femrat, ndërsa më shumë llogari fiskale skenohen nga pompat e benzinës.

SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DAP 
“Më shumë llogari fiskale të skenuara janë nga pompat e benzinës, markete të vogla dhe të mëdha, farmaci, dyqane rrobash, dhe teknika e bardhë. Qytetet nga ku vijnë top 10 qytetarët që kanë më shumë fatura të skenuara janë Shtipi, Vallandova, Manastiri, Shkupi, Gjevgjelia, Koçani, Negotina, Veles, Kërçova dhe Prilep. Femrat e përdorin më shumë aplikacoin ‘TVSH-ja ime’. Sipas statistikës deri në maj të këtij viti 245 924 përdorues janë të gjinisë femërore, derisa 212 598 janë të gjinisë mashkullore”.

Llukarevska sqaroi se aplikacioni “TVSH-ja ime” në vitin 2019 ka filluar me 212 776 përdorues, ndërsa tani interesimi është shtuar dhe momentalisht janë 460 000 përdorues.

Personi më i moshuar që e përdor aplikacionin është një 98 vjeçar nga Radovishi.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like