(VIDEO) Nga java e ardhshme do të ketë sërish ngrirje të çmimeve

by admin
Spread the love

Ministria e Ekonomisë propozoi që deri më 30 nëntor të ndalohet ofrimi i shitjeve promocionale nga të gjitha zinxhirët e tregtarëve në vend, ndërsa nga java e ardhshme do të propozojë edhe ngrirjen e çmimeve të produkteve në industrinë ushqimore. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kjo do të sjellë ulje lineare të çmimeve me të paktën 10 %. Tregtarët, siç tha Bekteshi, nuk do ta dinë se me cilën datë do të ngrihen çmimet dhe kështu nuk do të mund t’i rrisin ato.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Kjo do të bëhet sepse është vënë re se disa zinxhirë supermarketesh po bëjnë mashtrime me mundësinë e shitjeve speciale dhe zbritjeve në fushata të caktuara. Ata nuk do ta kenë këtë mundësi deri më 30 nëntor dhe qytetarët do ta dinë saktësisht se sa do të jetë një produkt dhe jo të llogarisin çdo ditë apo javë me ato çmime dhe të mashtrojnë konsumatorët”.

Bekteshi tha se të gjitha analizat tregojnë se nuk ka bazë për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë si nga ana e tregtarëve ashtu edhe nga ana e prodhuesve, duke pasur parasysh uljen e çmimeve në bursat botërore.  Ai theksoi se edhe pse ka një ulje të inflacionit sipas vëzhgimeve të Ministrisë së Ekonomisë, ka ende hapësirë ​​për uljen e çmimeve dhe shtoi se të gjitha llogaritë përfundimtare të zinxhirëve të mëdhenj të tregjeve tregojnë se nuk kanë rënie të të ardhurave, por përkundrazi kanë një rritje për vitin e kaluar.

Goran Trajkovski drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Тregut tha se institucioni nuk ka kompetenca për ndikim në çmimet e tregut por se ata vazhdimisht janë në terren për të konstatuar shkelje të ligjeve në lidhje me mosrespketimin e vendimeve të çmimeve.

GORAN TRAJKOVSKI, DREJTOR I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT

“Nga 1 janari deri më 31 qershor të vitit 2023 inspektorati shtetëror i tregut ka kryer 16400 kontrolle dhe janë lëshuar më shumë se 3700 urdhër pagesa në vlerë prej 140 milionë denarëve”.

Në anën tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot duke iu referuar masave rigoroze për rritjen e çmimeve me pakicë tha se kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, para së gjithash pensionistët, përfituesit e ndihmës së garantuar sociale, të rinjtë, pra studentët dhe gjimnazistët, do të marrin ndihmë shtetërore me rishpërndarjen e buxhetit që është dorëzuar në Kuvend. Ai bëri të ditur se dje ka diskutuar me ministrat e ekonomisë dhe të financave për lëvizjen e çmimeve në pakicë dhe se kanë vërejtur rritje joreale të tyre. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like