VIDEO/ Nga Dua Lipa te Will Smith, Milani bën talljen epike me Interin pas vizitës së Kanye West në “San Siro”

by admin
Spread the love

Interi arriti të fitonte ndeshjen e parë në “San Siro” përballë Atletikos së Madridit në fazën e 1/8-ave të Champions-it, teksa një vëmendje të madhe e mori edhe këngëtari i njohur, Kanye West, i cili u shfaq duke parë ndeshjen nga afër.

Raperi amerikan, ashtu si gjithmonë është shfaqur me veshjen e tij misterioze, duke mbuluar fytyrën e tij që pas deklaratave skandaloze në kohët e fundit.

Duket se Milani ka zgjedhur që ta përdorë këtë gjë si një “objekt” për t’u tallur me rivalët e tyre të përjetshëm.

Në një video të postuar në “TikTok”, klubi kuqezi kishte zgjedhur disa persona që kishin veshur të njëjtën maskë të cilët hiqeshin si personazhe të njohur.

Dua Lipa, Tom Cruise, Will Smith dhe Gereard Depardieu ishin personazhet e zgjedhur, të cilët kishin ‘vizituar’ “Casa Milan”.

@acmilan Special guests at #casamilan #sempremilan #acmilan #tiktokfootball ♬ Fluffing a Duck – Dj tahh

PANORAMASPORT.AL

You may also like