(VIDEO) Nga 1 marsi “shkrijnë” çmimet, produktet bazë pritet të shiten më shtrenjtë

by admin
Spread the love

Ministria e ekonomisë nuk do ta vazhdojë masën për çmimet e garantuara që përfundon në fund të këtij muaji, por, siç paralajmëroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, do të presë miratimin e ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilin sipas tij, do të vendoset rregull në konkurencën jolojale në treg dhe kjo do të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore. Bekteshi në një deklaratë për MIA-n tha se pret që kjo zgjidhje ligjore të miratohet në një kohë sa më të shkurtër.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Zgjidhja ligjore që vë rend në konkurrencën jolojale në treg dhe fut praktika të drejta mes tregtarëve dhe furnitorëve në zinxhirin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, pritet të hyjë në lexim të dytë në komisionet e kuvendit këtë javë. Me ligj presim uljen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bujqësore”.

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, siç tha Bekteshi, që në dhjetor të vitit 2023, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, është miratuar nga Qeveria dhe është dorëzuar në Kuvend.

Sipas një vendimi të qeverisë, i cili fillimisht ishte i vlefshëm deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, dhe më pas u vazhdua disa herë, produkte ushqimore nga gjithsej 24 kategori janë shitur me çmime të ndrira që nga shtatori i vitit të kaluar. Masa përfshinte orizin, miellin, bukën, mishin, makaronat dhe produkte të tjera.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like