(VIDEO) Nga 1 janari ulet çmimi i energjisë elektrike për ata që harxhojnë më pak

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ulen çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më pak. Vendimin e bëri të ditur kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimoski. Çmimi i energjisë elektrike për familjet për bllokun e parë ulet për 4,11%, për bllokun e dytë 2,95%, në bllokun e tretë korrigjohet dhe rritet për 0,85 % dhe për bllokun e katërt rritet për 7,65 %.

Bislimoski tha se në çmimin e ri të energjisë elektrike nga 1 janari është llogaritur edhe rritja e TVSH-së nga 5 në 10%, duke shtuar se për të mos e ndjerë efektin e rritjes së TVSH-së, kanë ulur çmimet në bllokun e parë dhe të dytë, kërkesat e kompanive energjetike janë pranuar pjesërisht, si dhe ka pasur faktorë korrigjues që i kanë zbatuar në vendim.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATIV PËR ENERGJETIKË

 “Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël ulet me 20.15%nga 1 janari. Ky çmim do të aplikohet për 70 mijë kompani në vend që u përballën me kosto të shtuara në periudhën e kaluar. Këto janë kompani të vogla dhe mikro, parukeri të vogla, berberë dhe kafene të vogla”

Sipas Bislimoskit 99.2 % e amvisërive në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATIV PËR ENERGJETIKË

”Nëse familjet vazhdojnë të kursejnë, një përqindje shumë e vogël do të kenë rritje të kostos së energjisë elektrike. Këto janë masa konkrete që do të ndihmojnë qytetarët të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës”.

Bislimoski tha se me këto vendime çmimi për bartje të energjisë elektrike ulet për 8.66 %, ndërsa për shpërndarje për 19.54%. Kjo, theksoi ai, është një ndihmë shtesë për kompanitë që janë në tregun e lirë të energjisë elektrike sepse kostot e tyre për tarifën e rrjetit, që përfshin transmetimin dhe shpërndarjen, janë ulur për gati 20 %.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/  

You may also like