(VIDEO) Neziri: Lavrov tentoi të tregojë miqësi me Ballkanin

by admin
Spread the love

Ishte një samit jo i zakonshëm,  një samit i tensionuar i cili edhe deri diku pritej per shkak të realitetit gjeopolitik në të cilin gjendemi në 10 vitet e fundit, deklaroi analisti Xhelal Neziri në një intervistë për Shqip lidhur me zhvillimin e samitit të 30 të ministrave të OSBE-së . Ai tha se këto përplasje midis perëndimit dhe Rusisë ishin të pritshme sepse roli i OSBE-së që të shërbejë për të biseduar dhe parandaluar luftërat në Kontinentin e Evropes dhe përtej ra poshtë dhe nuk u permbush me aktin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Neziri theksoi se ministri I jashtëm rus Lavrov u ballafaqua me kritikat e pjesmaresve tjerë dhe u refuzua edhe për darken jo formale .

XHELAL NEZIRI ANALIST

“Ishe një sinjal I qartë se izolimi I Rusisë, izolomi I diplomacies ruse, izolimi i qeverisë së Moskës do të jetë I pranishëm përderisa Rusia nuk do të tërhiqet nga vendet e okupuara të Ukraines, pra perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë për këtë invasion, ka dënuar këtë akt, ka përjashtuar Rusinë nga disa organizata ndërkombëtare dhe në këtë formë e ka izoluar nga skena e politikës botërore sidomos në sferën perëndimore dhe takimi me Lavrovin do të në një fare forme do të paraqiste një triumf të tij në skenën politike ndërkombëtare, prandaj edhe Blinken edhe Borell edhe ministri I jashtëm britanik David Cameron vendosën që të evitojnë çdo lloj kontakti, çdo lloj takimi me Lavrovin sepse ato takime do të mund të interpretoheshin ndryshe në publikun e Rusise, si fitore e Rusisë në samit”.

Lidhur me konferencën e sotme të Lavrovit dhe deklaratat e tij Neziri tha se kjo konferencë ishte nje tentim që Lavrov të përmisojë situaten e krijuar, një tentim që të dërgohen porosi tek popujt e ballkanit për një miqësi të paqenë me Rusinë dhe një tentim që të tregojë afërsi me popullin Maqedonas dhe popujt e ballkanit nderkohë që ne e e dijmë se çfarë prodhon ndikimi Rus në Bosnjë Hercegovinë një shtet që mbahet një kohë të gjatë i paralizuar, çfarë prodhoi ky ndikim Rus në veri të Kosoves dhe çfarë tendecash destabilizuese ka prodhuar këtu në RMV-së..

XHELAL NEZIRI ANALIST

“Konferecna që e organizoi sot Lavrov ishte një tentim për të përmisuar  deri diku atë bakëll me të cilin u ballafaqua në këtë samit në Shkup. Mos të harrojmë se Lavrov erdhi në Shkup, erdhi në këtë samit pas një kompromisi që Estonija të mos kryesojë OSBE-në në vitin e ardhshëm dhe si zgjidhje në moment të fundit erdhi Malta, pra një shtet që nuk është anëtare e NATOs dhe një shtet që nuk ka asnjë çështje të hapur me Rusinë. Ky insistim dhe ky kompromis të cilin e nxori Lavrov duke i dhënë Maltës kryesimin dhe duke i pamundësuar Estonisë bëri që vendet baltike përveq Estonisë, Letonisë dhe Laituanisë të bojkotojnë këtë samit”.

Neziri tha se Lavrov erdhi në Shkup si një fitimtar i  cili mundësoi që këto shtete ta bojkotojnë samitin por ai u shndërrua në një cak të të gjitha kritikave, sulmeve dhe fajësimeve për gjithë ato viktima dhe shkatërrime që eshte duke i shkaktuar agresioni Rus në Ukranine. ”Lavrov ka qenë kryepersonazhi negativ i ketij samiti” tha analisti Xhelal Neziri.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like