(VIDEO) Nesër edhe një tentativë për të zgjedhur kreun e Këshillit Gjyqësor

by admin
Spread the love

Fakti që Artan Grubi e admiron Aleksandër Vuçiqin dhe Republikën e Serbisë nuk i jep të drejtë të ndryshojë fakte, të manipulojë dhe të gënjejë. Së pari, Serbia shpalli tenderin për një autostradë për të cilën Grubi krahason dy kontratat, dhe mundësoi shpronësimin dhe të ashtuquajturat “Korsi e shpejtë” për dokumente, tha, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski, lidhur me marrëvshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D me Behtel/Enka .

NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË

“Një autostradë në Serbi, 112 km, 30 metra e gjerë, me 139 ndërtesa, 84 ura, 26 mbikalime, 3 nënkalime, 10 kryqëzime të njohura si unaza, tre stacione pushimi dhe parkingje. Por edhe rregullimi i lumit Morava dhe degëve të tij, si dhe ndërtimi i telekomunikacionit përgjatë vetë autostradës. Të gjitha këto, 7 milionë euro për kilometër në Serbi, dhe në kontratën e Grubit 20 milionë euro për Maqedoninë, me shumë më pak gjëra”

Stoilkovski thotë se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së pas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar ka dy opsione. E para është ndërprerja e kontratës, përpara se gjykata në Paris të humbasë sipas ligjeve të pranuara të Anglisë dhe Uellsit. Do të kushtojë qindra milionë euro dëme, por pa asfalt të shtruar shesh. E dyta, të ruhet sovraniteti, të ruhet Kushtetuta dhe ligjet dhe të përfundojë autostrada në kuadër të ligjeve maqedonase dhe procedurave maqedonase

Ndërkaq zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook thekson se VMRO gënjen, edhe atë gënjen shumë dhe paturpësisht.

ARTAN GRUBI, ZV.KRYEMINISTËR I PARË

“Bechtel dhe Enka në Serbi ndërtojnë autostradën: Pa tender , me Ligj special,me Kontratë të njejtë sikur edhe ne, më shtrenjtë se tek ne, me Konsulent shumë më të shtrenjtë se te ne”

Grubi thotë se asgjë nuk mund ta ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat, dhe potencoi se bllokada e VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës mund t’i kushtojë qytetarëve mbi 100 milion euro dhe dy vjet ndërtim më të gjatë të autostradave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

You may also like