(VIDEO) Nesër dita e parë e agjërimit të muajit të Ramazanit

by admin
Spread the love

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë kanë filluar të përgatiten. Televizioni Shenja vizitoi njërin ndër tregjet më të frekuentuara në kryeqytet, atë të Bit Pazarit, ku kishte qytetarë të shumtë, të cilët kishin dalur për t’i blerë gjërat e nevojshme për Ramazan. Disa qytetarë deklarojnë se çmimet janë të larta, e disa të tjerë thojnë se çmimet janë reale.

QYTETAR

“Po inshallah jemi përgatitur, jemi ngarkuar. Çmimet në treg, për mua që jetoj në Kroaci, janë në gjysmë të çmimit, megjithëse standardi i Maqedonisë dhe Kroacisë ka dallim të madh. Këtu është ma lirë. Prandaj ne punojmë 1 vjet, që këtë muaj mos të kursejmë”.

Kishte qytetarë të cilët deklarojnë se çmimet një ditë para muajit të Ramazanit janë rritur.

QYTERAR “Po, jemi përgatitur për Ramazan, me mundësitë tona sa i kemi pasur. Gjërat e nevojshme i kemi blerë. Çmimet janë të larta, për nder ju them të larta janë çmimet, po çfarë të bëjmë tash, do tja kalojmë”

QYTERAR

“Siqodoftë duhet të përgatitemi. Menjëherë, çmimet hetohen, dje më lirë, sot ma shtrenjtë”

QYTERAR

“Sa për fillim jemi përgatitur, tani do të vazhdojmë përsëri të blejmë çfarë na nevojitet. Çmimet kanë lëvizur, pak ma shtrejtë ishin. Malli vjen nga jashtë patjetër është kjo, tregtarët që i marrin nga atje, kush e di si marrin, këtu e ngrisin çmimin më shumë, nuk janë të sigurt”.

Ndërkaq, një tjetër qytetar tha se para asaj materiale, ai më shumë është përgatitur shpirtërisht.

QYTERAR

“Më shumë jemi përgatitur shpirtërisht se materialisht. Çdo herë si zakonishtë hanim, jo vetëm në Ramazan, edhe pa Ramazan ushqimet janë, por shpirtërisht diçka më tepër jemi përgatitur. Pritja e agjërimit nuk është vetëm te haja dhe pija, shtohet më tepër miqësia, shoqëria, adhurimet, këto janë të gjitha rregulla të islamit”.

Ndërkaq, muaji  i shenjtë i Ramazanit fillon nga nesër, ndërsa besimtarët myslimanë sot në mbrëmje falin namazin e teravisë dhe vazhdojnë të ngritën në orët e para të mëngjesit për të ngrënë edhe syfyrin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like