(VIDEO) Nëse nuk shkarkohen drejtorët e M-NAV të mërkurën do të mbyllet hapësira ajrore

by admin
Spread the love

“Nesër është dita ‘D’ për M-NAV – ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi që e dërgon kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, ku  pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV në seancën e së martës, pasi drejtorët e kontestuar nga Sindikata nuk dhanë dorëheqje.

Sipas sindikatës, dorëheqjet janë pasojë logjike e ngjarjeve të javës së kaluar, kur ndodhi një shkelje dhe sulm fizik në Kontrollin e trafikut ajror, që rezultoi në procedim penal për disa persona.

ALEKSANDAR TASEVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka ndodhur të rezultojë me shkarkimin e drejtorëve në M-NAV. Përndryshe, edhe në Qeveri do të tregojnë se për ta nuk ka asgjë të rëndësishme, përveç karrigeve”,

Tasevski për DW sqaroi se zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet edhe nga dorëheqjet dhe nëse drejtorët nuk shkarkohen, sindikata  nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbylljes së qiellit mbi Shkupin nga e mërkura (10 janar).  Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Tasevski është i vendosur se kanë përkrahje dhe pas këtij vendimi qëndrojnë të gjithë të punësuarit. Kushtet e tyre janë ose që drejtorët e M-NAV të japin dorëheqjen vetë, ose që Qeveria t’i shkarkojë në seancën që do të mbahet të martën më 9 janar.

Pakënaqësitë vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Tasevski konsideron se dorëheqjet e drejtorëve do të dërgojnë mesazh të qartë se kjo nuk mund të bëhet më, dhe sindikatat kanë për obligim që të bëjnë presion ndaj drejtorëve të rinj që do të emërohen – të zbardhen të gjitha krimet që janë bërë deri më tani.

Në ndërkohë prokuroria ka nis hetimet kundër tetë personave, mes të cilëve edhe Bekim Neziri I BDI-së,  të cilët të premten hynë në qendrën e kontrollit ajror dhe sulmuan n jë person në vendin e tij të punës.  Për katër nga tetë të dyshuarit gjykata caktoi masa kujdesi edhe pse prokuroria këmbëngulte që ata të shkonin në paraburgim, ndërsa 4 të tjerë janë të pakapshëm për organet e rendit.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like