(VIDEO) Nëse ngrohtorja TE-TO nuk funksionon do të shtrenjtohet çmimi i ngrohjes në Shkup

by admin
Spread the love

Nëse ngrohtorja TE-TO nuk funksionon, do të na ndodhë katastrofë çmimi me energjinë termike në Shkup dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Për këtë arsye nuk do të vendosim për çmimin derisa të marrim siguri se gypi i ngrohjes do të vendoset në urën Bellasica, tha kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës Marko Bislimoski. Ai ka theksuar se nëse nuk merret ndonjë vendim do të vazhdojë të zbatohet çmimi ekzistues për ngrohje.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

“Në qytetin e Shkupit dhe në EMV ka njerëz të arsyeshëm dhe mendoj se do të arrijnë marrëveshje, është logjike që pronari i urës t’i japë leje shpërndarjes së ngrohjes EMV-së që t’i vendosë gypat që tashmë janë dërguar atje”.

Bislimoski tha se nuk pret rritje të çmimit që paguajnë qytetarët për mbeturinat komunale pasi KRRE ka marrë obligim për të përcaktuar çmimin e këtij shërbimi komunal në të gjitha komunat në vend. Ai thotë se nuk pret që çmimi i energjisë elektrike të rritet në mënyrë drastike gjatë sezonit të ngrohjes në bursa dhe thekson se në vendin tonë do të varet nga çmimi që do të ofrojë EMV në tenderin e EVN Home.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like