(VIDEO) Nënkryetarja bullgare: Nëse nuk votohen ndryshimet, Shkupi të ndahet nga Tirana

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut do të ndahet nga paketa me Shqipërinë nëse nuk zbaton ndryshimet kushtetuese, tha nënkryetarja bullgare Iliana Jotova, në fjalimin e saj me rastin e 100 vjetorit të Institutit Shkencor Maqedonas në Sofje. Ajo shtoi se jo vetëm patriotizmi, por edhe përmirësimi shkencor, historia, analizat dhe qëndrimet do të ishin shumë të dobishme sot në marrëdhëniet jashtëzakonisht delikate që kanë me fqinjët.

ILIANA JOTOVA : NËNKRYETARE E BULLGARISË

“Polarizimi politik, zënkat e pakuptimta dhe urrejtja po e pengojnë punën e Kuvendit të Shkupit dhe këtë e kemi parë sidomos muajt e fundit. Kjo nuk mund të mos errësojë të ardhmen evropiane të fqinjit tonë, të cilën në fakt të gjithë e dëshirojmë. Nuk ka mundësi që Maqedonia e Veriut të hyjë në një paketë me Shqipërinë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse nuk zbaton rekomandimet e Këshillit, i cili kishte disa vendime evropiane për këtë çështje, pasi Bullgaria vendosi kushtet e saj dhe është përkrahur nga partnerët evropianë”.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë mënyrë, sado lojëra prapaskenike të bëhen, të fillojnë negociatat reale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, para kushtit që të drejtat e bullgarëve të përfshihen në Kushtetutën e RMV-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like