(VIDEO) Nënkryetari i Odës ekonomike: Çmimet do të vazhdojnë të rriten, rikuperimi i vështirë

by admin
Spread the love




Rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe produkteve tjera ka shqetësuar qytetarët. Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Zoran Jovanovski vlerëson  se problemi nuk përfundon me rritjen e çmimeve. Pasi paralelisht me këtë po ndodh një proces tjetër edhe më I rëndë.  I ftuar në emisionin debativ në televizionin Shenja, ai tha se rikuperimi vështirë  të ndodhë, posaçërisht në Evropë, ndërsa për ne është me rëndësi Evropa dhe sidomos Gjermania me të cilin kemi shkëmbime më të mëdha.

ZORAN JOVANOVSKI, NËNKRYETAR I ODËS EKONOMIKE

“Është në rregull kur themi 35 mijë qytetarëve nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin vauçer prej 1 000 denarëve, me të cilat të paktën shpenzimet për ushqim do t’i heqin. Diçka është për rrymë, diçka për ushqim. Ne të gjithë, kjo është më e rëndësishmja duhet të kemi ndjenja se prakitisht jemi në një gjendje gjysmë lufte. Nuk është gjendje normale që ne të shohim punët në mënyrë normale”.

Nënkryetari i Odës Ekonomike theksonë se duhet pasur ndjenja se jemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe se çdo individë duhet të përshtatet situatës së krijuar.

ZORAN JOVANOVSKI, NËNKRYETAR I ODËS EKONOMIKE

“Ne duhet të kuptojmë se askush nuk mund të na i kompensojë mungesat në tërësi, mundet për një pjesë të caktuar por jo të gjitha. Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë këtë vit sikur asgjë nuk ka ndodhur. Duhet të ndërmarrim një pjesë nga përgjegjësia”.

Jovanovski më tej shprehet optimist se do të kalojmë edhe këtë krizë , pasi që Bashkimi Evropian na ka ndihmuar edhe kur nuk ishim në krizë, ndërsa në gjendje krize as që diskutohet një gjë e tillë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 


You may also like