(VIDEO) Nëna Mejreme kërkon ndihmë për të siguruar mbijetesën për tre fëmijët

by admin
Spread the love

Nëna Mejreme, nënë e 3 fëmijëve të vegjël në këto ditë të ftohta dimërore, zemra po i bënë ftohtë edhe më shumë. Me sy të përlotur dhe duar që dridhen ajo rrëfehet për jeten e vështirë që po e përjeton e vetme me 3 fëmijët e saj. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar që kohë më parë të shtrijë dorën e saj për të kërkuar lëmoshë rrugëve, në mënyrë që t’ua sigurojë kafshatën e gojës fëmijëve të saj. Ajo tregon se para disa vitete ka qenë azilаnte në Gjermani, ku i ka lindur edhe vajza e vogël, por aso kohe fati i i saj si i shumë shqiptarëve ishte që i kanë kthyer sërish në vendlindjet e tyre. Ajo thotë se për shkak se vajza e vogel nuk i ka lindur këtu dhe nuk ka dokument nga azili për të, shteti nuk i jep as ndihmë sociale për mbijetesë. Në një banesë të vogël me qira ajo i kalon netët e vështira pa gjumë duke menduar se si t’i ushqejë fëmijët e saj.

MEJREM MAMUT

 “Un vendosa që të dal në televizion sepse nuk mundem më, jam e lodhur, vrapo nëpër xhami, vrapo nëpër njerëz kërko para, t’i ushqejsh fëmijët, të paguash rrymën, qiranë, jam lodhur, për këtë arsye erdha te ju të kërkoj ndihmë. Besoj që ka vllezër musliman që e dinë që në këtë botë jemi të gjithë mysafirë dhe do të shkojmë prej saj, nuk do të na ngelë asgjë neve. Nuk kam dasht as në TV të dal sepse më vie shumë rëndë, po kur i shof fëmijët nuk po mundem. Un tash e spjegoj gjendjen time me dhimbje po nuk e di se çfarë do të bëhet, nëse Zoti ka vendos që dikush të më ndihmoj, Zoti e shpërbleftë me çdo të mirë. Të paktën të më ndihmojnë ndihmën sociale ta marr atë që e kam hak ta marrë, sado qiranë ta paguajë ose rrymën ose ndonjë rrobë të ju blejë fëmijëve sepse nuk kam”

Ajo me zemër të lënduar tregon se jeton e vetme me fëmijët sepse bashkëshorti i saj vuan nga sëmundjet psikike. Disa herë ka tentuar që prezenca e tij të mos ju mungojë fëmijëve por gjendja e tij shëndetësore psiqike ësht rënduar dhe ka qenë e pamundur bashkëjetesa, kështu që ajo kujdeset e vetme për 3 fëmijët e saj të moshës 7,9 dhe 12 vjeç.

MEJREM MAMUT

“Me burrin jemi divorcuar në Gjermani sepse kemi pas një rast vdekje, më ka vdek vajza dhe prej asaj kohe burri më është sëmurë psiqikisht . Ka qenë disa herë këtu , kemi pasur stres, fqinjët e dinë, është prerë para fëmijëve , ai si ka bërë me vetëdije por është I sëmurë dhe për këtë arsyje nuk jemi bashkë. Unë vetë jetime jam rritur më kanë vdekur prindërit nga mosha 4 vjeçare. Na ka rrit një axhë neve por na ka ndarë nuk kemi kontakt as me motrën time ”. “E kemi një dhomë të vogël po nuk ka asgjë brenda, këtu flejmë me fëmijët. Me thënë drejt shumë rëndë po ka vëllezër musliman që më ndihmojnë po shumë është rëndë ti kërkosh gjithmonë dikujt ta paguajë qiranë. Un nuk dua të jem në atë gjednje që natën kur bie të flejë të mendoj për në mëngjes si tia bëjë, si ti ushqej fëmijët, sot un nuk kam as ujë tiu jap fëmijëve, as nuk kam për me hanger, frigoriferin mundeni me pa e kam të zbraztë, nuk kam asgjë”.

Nëna Mejreme kërkon nga njerëzit human që t’ia zgjasin dorën dhe ta ndihmojnë që t’ua mundësojë një strehë të sigurt banimi, ushqim dhe veshmbathje fëmijëve të saj.

MEJREM MAMUT

“Unë kam nevojë dikush të ma zgjatë dorën sikur janë ato nëna dhe e dine çfarë duhet të bëjnë për fëmijët edhe mua të ma zgjasin dorën që të mund edhe unë të bëj për fëmijët e mi e jo të vrapoj unë vazhdimisht nëpër rrugë që të ju siguroj bukë fëmijëve dhe kështu I humb edhe fëmijët se fëmijët kërkojnë me I kshyr kërkojnë mëngjes të ju bëjë po un smund të jau bëjë sepse skemi. Sot skanë hanger fëmijët . As nuk kemi hanger as nuk kemi pi se nuk kemi. Në ora 1 do t’i dërgoj në shkollë aty shesin bukë ndonjëhere borxh më shkruajnë ato ju marrë diçka fëmijëve pastaj kur të kem ndonjëherë para ia paguaj. Unë dua të më ndihmojnë për fëmijët që ti rris si të gjithë njerëzit që и rrisin, t’i kenë kushtet. Dua që fëmijët të paktën nënën ta kenë afër një gjellë t’ia bëjë, vëllezërit muslimanë të më ndihmojnë që të mos dal të kërkojë lëmoshë nëpër rrugë, po të rri afër fëmijëve”.

Ajo madje tregon se shumë herë ka kërkuar punë por askush nuk ia mundëson që të ketë një punë me gjysmë orari ditor, sepse nuk ka askënd që t’i ndihmoj rreth kujdesit të fëmijëve të saj.

Njerëzit që duan ta ndihmojnë këtë familje, fëmijët e zgjuar të së cilës premtojnë shumë për të ardhmen, numri kontaktues është i shfaqur në ekran.

Medina Ajeti Ali 

MARKETING



You may also like