(VIDEO) Në tre dekadat e fundit nga vendi kanë ikur dy e treta e mjekëve

by admin
Spread the love

Rreth 30 vjet më parë kishte mbi 18,000 mjekë, sot janë nga 6-7 mijë. Vetëm nga shëndetësia publike, çdo vit largohen nga vendi 200 deri në 250 mjek. Kështu thonë punonjësit shëndetësorë, që protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë nënshkrim të ankes Marrëveshjes Kolektive për veprimtari shëndetësore. Ndërkohë, gjatë protestës, ata u ftuan në takim nga ministri i Shëndetësis Ilir Demiri.

Lubisha Karanfilovski, kryetar Sindikatit të Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale

“Qëllimi i kësaj proteste është të dërgojmë dy porosi. Të reagojmë për pakënaqësinë tonë për atë që nuk ndodhi dhe ajo që nuk ndodhi është mos nënshkrimi i aneks Marrëveshjes Kolektive për veprimtari shëndetësore, që do duhej të ndryshonte nga paga  e marsit. Porosia e dytë është, ajo që duhet të ndodh tek partit politike që duan ta fitojnë pushtetin, menjëherë pas formimit të Qeverisë, duhet të nënshkruajnë këtë aneks marrëveshje”.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Qendrës Klinike Predrag Serafimovski në shëndetësi ekgizston eksod i madh.

Predrag Serafimovski, kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike

“Egziston eksod i madh në shëndetësisë tonë. Kemi mungesë maksimale të të gjitha profileve. Është momenti i fundit që të gjitha partitë politike ta vendosin gishtin në kokë. Të mos biem në situatë që të merren punonjës shëndetësor dhe kuadro nga vende të treta. Ky është apeli i fundit që të kenë vetëdije për shëndetësinë, e para dhe më e rëndësishmja, rritja e pagave”.

Që mjekët t’i mbajmë këtu, duhet t’i motivojmë, thotë Danica Boshkoska, motër medicinale në Klinikën e Infektologjisë.

Danica Boshkoska, motër medicinale në Klinikën e Infektologjisë

“Unë nuk mendoj dhe as nuk kam plan të largohem. Unë dua që t’i mbajmë të rinjtë këtu, pork jo varet nga motivimi. Si motër medicinale, që të organizohet puna, do duhej të kishte numër më të madh të personelit. Ne këtë nuk e kemi, që të kemi numër të mjaftueshëm të personelit, ai duhet të jetë I motivuar. Pra, normalisht, të marrë kontribute, për atë që I meriton”.

Paralelisht sot punonjësit shëndetësorë dalin në protesta edhe para shtëpive të shëndetit mbarë vendit. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like