VIDEO/ Në rënie të lirë, duke u rrotulluar në ajër! Zbardhen momentet e fundit, si u rrëzua avioni i shefit të Wagner

by admin
Spread the love

Zbardhen pamjet e rrëzimit të avionit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Në pamjet e publikuara në mediet ndërkombëtare, shihet avioni në rënie të lirë nga lartësia, duke lënë pas një vijë tymi.

Në listën e pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua, sipas autoriteteve ruse, ishte edhe Yevgeny Prigozhin, megjithatë kjo nuk do të thotë se ai është vrarë me siguri. Ende ka dyshime nëse shefi i Wagner ka hipur apo jo në aeroplan.

Nëpër rrjetet sociale ka spekulime për një aeroplan të dytë që i përket Prigozhin, i cili ka bërë zigzage mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit të Radarit të Fluturimit.

Aeroplani i dytë u ul i sigurt në një aeroport biznesi në Moskë. Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplan të dytë – por tani për tani, mbeten thjesht në kuadrin e spekulimeve.

10 persona humbën jetën në fluturimin e sotëm. Megjithatë, do të kalojë pak kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të hetohet nga mjekësia ligjore.

 


Top Channel

You may also like