(VIDEO) Në Reçicë po diskutohet për veprimet e “Grupit të Zjarrit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Reçicë të Tetovës është duke u mbajtur  mbeldhja e kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim e cila ka filluar në orën 13:00.  Në këtë mbledhje pritet të bëhet analiza e asaj se a është shkelur statusi i partisë nga ”Grupi i Zjarrit” me tubimet të cilët këto të fundit kanë mbajtur me qytetarët.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani para mbledhjes  tha se BDI-ja nuk do të përçahet asnjëherë.

BUJAR OSMANI-ZËDHËNËS I BDI-SË

“Jo sot, jo asnjëherë. Pritet të diskutohen të gjitha aktualitetet, çështjet e brendshme të partisë të cilat mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar. Do të shqyrtohen të gjitha çështjet të cilat do të hapen nga anëtarët e kryesisë”

Në anën tjetër, nënkryetari, deputeti dhe antar i “Grupit të Zjarrit” të BDI-së, Izet Mexhiti tha se sot pritet që të qartësohet situata në BDI. Mexhiti gjithashtu u shpreh se brenda javës ka pasur shkarkime pa potencuar emra.

IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKARTIK PËR DEMOKRATIK

“Mendoj se sot është ditë e rëndësishme, ku BDI duhet të demostrojë kapacitet demokratike”

Ndërkaq, antari i BDI-së, Sadulla Duraku para fillimit të mbledhjes tha se BDI është e pajtuar.

SADULLA DURAKU-ANTARI BDI-SË

“BDI është e pajtuar, ka qenë, është dhe do të jetë e pajtuar”

Kujtojmë që të enjten, Ahmeti ka takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por pa prezencën e Musa Xhaferit i cili është edhe Kryetar i Këshllit Mbykëqyrës  në BDI.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like