(VIDEO) Në raundin u zgjodhën 33 kryetarë komunash, prinë VMRO

by admin
Spread the love

Gara për zgjedhje lokale që në rrethin e parë nxorri 33 fitues.  Nga kryetarët e komunave që kanë dalë fitues, më shumë përfaqësues ka nga VMRO-DPMNE-ja, gjegjësisht 20, LSDM-ja ka 9 komuna, BDI-ja 3 si dhe një kryetar komune nga Partia Demokratike e Turqëve.

Nga komunat ku janë numëruar votat 100%, VMRO-DPMNE-ja ka fituar në rrethin e parë në Bosilovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gradsko, Zërnovcë, Ilinden, jegunovcë, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Mogilla, Negotinë, Novac, Petrovec, Prilep, Sveti Nikollë, Sopishte dhe Shtip.

LSDM-ja ka fituar kryetarë komune në Berovë, Bogdanc, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë dhe Strumicë.

BDI-ja ka fituar në Likovë, Saraj dhe Pllasnicë. Ndërkaq Partia Demoratike e Turqëve e ka fituar Qendrën Zhupë.

Ndërkaq, 47 komuna dhe Qyteti i Shkupit do të garojnë edhe njëherë në rrethin e dytë zgjedhor. Përveç Qytetit të Shkupit, në raund të dytë do të jetë Gostivari mes kandidatëve të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Poashtu edhe Tetova, mes kandidatëve të BDI-së dhe Besës. Gara do të vazhdoj edhe në Çair mes BDI-së dhe ASH –Alternativa. Raund të dytë do të ketë edhe Struga mes kandidatëve të BDI-së dhe Koalicionit ASH-Alternativa.

Edhe më tej Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, po vazhdon numërimin e votave.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like