LDK-ja qysh sot është e gatshme dhe e mobilizuar për zgjedhjet kombëtare – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesl në Konventën e Forumit Rinor të kësaj psrtie, ku ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhjet kombëtare.

“Ky takim e ky organizim, na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me rininë në krah, është e fortë përballë secilës beteje përpara!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë:

Një rini si kjo e Lidhjes!

Sonte, mbajtëm Konventën e Rinisë së Lidhjes Demokratike në Prishtinë! Mes fytyrave të reja, energjive përplot e kurreshtjes për aktivizim politik në momente si këto, u ndjeva i plotësuar! Kjo Lidhje është e fortë, e rigjeneruar e reformuar!

Paris të lumtë!
Forumi i Rinisë ju lumtë!
Askush sikur ju, askush afër jush!

Ky takim e ky organizim, na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me rininë në krah, është e fortë përballë secilës beteje përpara!

Kjo beteje përpara, kërkon rizgjim rinor. Kjo betejë përpara, kërkon insistimin kokëfortë tuajin për të drejtën që ju mohohet sot: Një atdhe të fortë, të pasur e me të ardhme për ju!

Këtë të ardhme, e dashura rini e Lidhjes, mund ta parashikojmë. Mund dhe ta ëndërrojmë, e mund dhe ta vëzhgojmë. Por unë kam një thirrje tjetër për ju sot.

Le ta krijojmë atë!

Mos ta vëzhgojmë, mos ta ëndërrojmë, mos ta parashikojmë. Le ta bëjmë atë! Le ta bëjmë të ardhmen siç e meritojmë!

You may also like