(VIDEO) Në Nju Jork, krerët shtetëror të Maqedonisë së Veriut kanë realizuar takime me diplomatë ndërkombëtarë

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në Nju Jork u takua me Achim Steiner, administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe bashkëkryetar i Mekanizmit Energjetik të OKB-së. Siç njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar, në takim u theksua rëndësia e Kombeve të Bashkuara  dhe rrjeteve të zhvillimit të organizatës, si UNDP, e cila ndihmon vendet anëtare në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, zhvillimin global, mbrojtjen e mjedisit, fushën e energjisë dhe të tjera.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mbështetjen e tij për thirrjen për veprim të bashkëkryetarit të OKB-së për Energji, Shtajner, pak para Samitit të OKB-së të këtij viti, për të rritur investimet në energjinë e ripërtëritshme dhe fuqizimin e sigurt të ekonomive sot dhe në të ardhmen.

Edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në Nju Jork pati një takim bilateral me Presidentin e Republikës së Koresë, Yoon Suk-Yeol. Në takimin, që është takimi i parë në nivel presidentësh të shteteve, u shpreh interesimi dhe vullneti për të eksploruar mënyrat për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe afrimin e dy vendeve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019, njoftoi kabineti i Pendarovskit. Dy presidentët theksuan se ka mundësi për zhvillimin e dialogut politik në të gjitha nivelet, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin në organizata shumëpalëshe.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like