(VIDEO) Në klinikën universitare të hematologjisë sot u bë hapja e qendrës së transplantit të qelizave staminale hematopoetike

by admin
Spread the love

Në Klinikën Universitare të Hematologjisë sot u bë hapja e qendrës së transplantit të qelizave staminale hematopoetike. Qendra është donacion i Ambasadës Amerikane, e cila përmes Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane e ka mbështetur financiarisht ndërtimin me 1 milion euro. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në fjalimin e tij tha se me këtë investim të konsiderueshëm shënohet fillimi i punës i këtij reparti të ri i cili do të ju  ofrojë pacientëve kushte trajtimi ashtu siç tha ai ofrohen nga qendrat më bashkëkohore të këtij lloji në botë.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Kapaciteti i ri sëbashku me metodat më bashkëkohore të trajtimit dhe kujdesit mjekësor и mundëson klinikës ti shërbejë jo vetë shëndetësisë publike porn ë të njejtën kohë e vendos atë në krye të qendrave më të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve hematologjike në rajon dhe më gjërë. Me repartin e ri po rrisim kapacitetin për këtë qëllim në vit do të trajtohen së paku 50-60 pacientë nga vendi dhe 10-15 persona nga vendet fqinje të cilët deri më tani objekti nuk kishte kapacitet hapësinor për ti pranuar.

Drejtoresha e klinikës hematologjike Irina Panovska Stavridis tha se kjo është një qendër regjionale për transplatim e cila përveq pacientëve nga vendi do ti trajtojë edhe pacientët nga rajoni si dhe për ti përmbushur nevojat e qendrës janë të parapara edhe 30 punësime të reja.

IRINA PANOVSKA STAVRIDIS, DREJTORESHË E KLINIKËS HEMATOLOGJIKE

“Kapaciteti i ri ka mjetet mjekësore më bashkëkohore me të cilët mund të trjatohen 120 paceintë të ri në vit. Lirisht mund të them se u bëmë qendër regjionale për transplantim e cila përveq të siguruarve në RMV ka kapacitet të trajtoj edhe pacientë nga Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe Shqipëria vende ku këto intervenime akoma nuk janë të pranishme. Për nevojat e kësaj qendre janë të planifikuara edhe 30 punësime të reja të kuadrove mjekësore. Transplantimi i qelizave staminale hematopoetike parqet ndërhyrjen biologjike më komplekse në mjekësinë njerëzore, gjatë së cilës qelizat steminale të pacientit zëvendësohen me qeliza staminale të një dhuruesi të shëndetshëm, të cilat mund të kurojnë sëmundjet hematologjike malinje më të rënda.

Zëvendës ambasadori amerikan Erik Majer tha se SHBA gjithmonë është angazhuar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se për këtë projekt po punohet për rreth 3 vite.

ERIK MAJER ZËVENDËS AMBASADOR AMERIKAN

“Ky projekt është duke u rinovuar prej rreth 3 vitesh. Kështu që ne jemi veçanërisht të entuziazmuar kur e shohim të përfunduar. Sapo vizituam objektin dhe do të doja të theksoja disa gjëra që qeveria amerikane dhuroi afërsisht një milion dollarë për këtë rinovim. Në vitet e fundit vetëm në sektorin e shëndetësisë qeveria amerikane  përmes zyrës së bashkëpunimit të mbrojtjes ka dhuruar rreth 6 milionë dollarë në sektorin e shëndetësisë dhe këtu përfshihen edhe pajisjet mjekësore dhe gjëra të tjera që I ndihmojnë në mënyrë direkte njerëzit në Maqedoni të Veriut. Ndihma jonë shkon edhe përtej sektorit shëndetësor.

Drejtoresha e klinikës hematologjike Panovska njoftoi se ga viti 2018 deri më tani janë kryer 32 transplantime. Ajo tha se shpreson që nga sot ky numër të dyfyshohet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like