(VIDEO) Në idrizovë 16 të burgosur në 16 metra katrorë, kanë 8 shtretër

by admin
Spread the love

Avokati i Popullit ngre alarmin për kushte jo humane dhe jashtë çdo standardi në bugjet e vendit si në atë të Shkupit,  Idrizovës, Manastirit, Tetovës dhe Shtipit. Duke prezantuar raportin vjetor, Naser Ziberi bëri me dije se nëpër burgjet e vendit është konstatuar mbipopullim, kushte të këqija materiale dhe higjienike, ankesa për shërbimin shëndetësorë dhe për keqtrajtim nga ana e personelit të burgjeve.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit

“Gjatë mbikqyrjes është konstatuar se në disa hapsira prej 16 metër katror vendosen nga 16 persona, respektivisht 8 krevetë. Në 8 krevetë vendosen 16 persona. Ligji për zbatimin e sanksioneve kërkon që minimum 4 metër katror të ketë çdo i burgosur. Siç e shifni në 16 metër katror kemi raste kur vendosen 18 krevetë nga 2 persona, që d.t.th. gati 1 metër katror për 1 person…kemi raste kur personat janë shtrirë në dysheme, në koridore, nëpër krevete të improvizuara, madje në 3 kate”.

Po ashtu Ziberi tregoi se hapësirat janë të mbushura me insekte dhe se ka mungesë të ujit të ngrohtë.

Kushtet e ngjajshme shtoi se janë edhe në burgun e Shkupit. Disa herë tha se kanë apeluar që disa hapsira të këtij burgu të vendosen jashtë funksioni sepse janë jashtë çdo standardi për trajtim jo human të personave të mbajtur në paraburgim.

Problem serioz theksoi Avokati i Popullit, paraqet edhe sjellja e personave të punësuar dhe sidomos e policëve të burgjeve.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit

“Në shumë burgje, të burgosurit ankohen për trajtim jo adekuad, shpesh herë me kërcënime ofendime dhe ekskomunikime. Por, është i pranishëm edhe fenomeni që këta persona frikësohen t’i paraqesin kërcënimet që u bëhen nga policia e burgjeve dhe personelit tjetër”.

Në shumë burgje janë konstatuar veprime korruptive, shpesh herë Ziberi tha se ato përvidhen përmes vetë të punësuarëve, e në  disa raste punëtorët e burgjeve janë bashkëpuntorë sidomos kur kërkohet zhvendosja nga një burg në tjetrin, nga një ambient në tjetër dhe këto shërbime bëhen me pagesë. Gjithashtu ai bëri me dije se çmimet për futjen e një telefoni në burg sillen nga 200 deri në 500 euro.

Në Idrizovë, Manastir dhe vise tjera të punësurit në burgje dhe policët janë ankuar për presione që ju vijnë nga persona të pushtetshëm.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

You may also like