(VIDEO) Në disa markete ulet për disa denarë çmimi i bukës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Pas paralajmërimeve se nga 1 dhjetori do të ulet çmimi  i bukës dhe çmimi i mishit, ekipi televizionit Shenja, vizutoi disa nga furrat e bukës  disa mishtore dhe disa markete. Çmimi I bukkës ishte ulur për pak denarë në disa markete, ndërsa shumica e tyre vazhdonin me çmime të njëjta. Pronarët e tyre nuk dëshironin të flisnin para kamerave se pse nuk i kanë ulur çmimet, ndërsa prapa kamerës njëri prej tyre tha se çmimi i bukës edhe gjatë ditës së sotme është i njejtë dhe nuk ka pësuar asnjë rrënie dhe as ngritje.

Ndërkaq,  në të njejtën vijë qendronë edhe pronari i njërës prej mishtoreve të qytetit, i cili tha  se jo që nuk ka rrënie të çmimit të mishit, por sipas tij, ka disa ditë që çmimi i mishit është rritur për 5 denarë, atje ku ata e marrinë me shumicë.

Të pyetur se nëse do të kenë kontrollime nga Instpektorati i Tregut Shtetërorë për të inspektuar se a kanë pësuar rënie çmimet e bukës dhe mishit, pronarët të nervikosur  deklaruan se le të vijnë inspektorët që tua  mbulojnë harxhimet e mëdha që i kanë ata  si biznese të vogla.

Përndyshe, Ministria e Ekonimisë këtë vendim për ulje të këtyreve çmimeve të produkteve, e ka sjellë pasi qeveria do të subvencionojë energjinë elektrike për këta kompani,  ku Elektranat e Maqedonisë së Veriut do tua shesin energjinë elektrike me çmim fiks,  80 euro MË/H .

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like