(VIDEO) Ndryshimet në kodin penal, liderët e frontit opozitar pyesin për lidhjen e Gruevskit me BDI-në

by admin
Spread the love

Tre pyertje publike kanë parashtruar liderët e Frontit Opozitar, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhit pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal. Pyetjet kanë në thelb lidhjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski me BDI-në dhe kthimin e mundshëm të tij pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, ku funksionarët dhe ish funksionarët amnisohen nga krimet e kryera.

AFRIM GASHI, PYETJE NGA KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Një pyetje legjitime, për të cilën opinioni pret përgjigje:  A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami parashtron një pyetje publike  lidhur me projektin “ALUMINA” në Shkup, si nyje lidhëse mes krerëve të BDI-së dhe Gruevskit.

BILALL KASAMI, KRYETARI I LËVIZJES BESA

“A është projekti milionësh ALUMINA nyja lidhëse e gardës së vjetër politike në RMV në përbërje me Ali Ahmetin, Artan Grubin, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin me kumbar Ismail Jaoskin – Pucko Petrol?”

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti pyet nëse Ish kryeministrit Nikolla Gruevski do ti kthehet pasaporta javën e ardhshme.

IZET MEXHITI, KRYETAR I ËVIZJES DEMOKRATIKE

“A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasporti javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAEKTORIA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale?”

Ndryshimet në Kodin Penal që amnistojnë krimet e funksionarëve të Maqedonisë së Veriut pasi morën nënshkrimin e presidentit Stevo Pendarovskit u publikuan në “Gazetën Zyrtare” dhe do të hynë në fuqi javën e ardhshme, tetë ditë pas publikimit të tyre.  Ndryshimet e Kodit Penal u miratuuan me flamur evropian, me procedurë të përshpejtuar, sepse, siç thanë nga Qeveria në seancë, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së, edhe pse ndryshimet në nenin 353, që i referohet krimit të zyrtarëve, nuk janë ndër ato 35 nene.

Sipas ndryshimeve të miratuara, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë. Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018. /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like