(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, LSDM dhe VMRO vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën

by admin
Spread the love

Çdo vonesë e votimit të ndryshimeve kushtetuese, për pushtetin LSDM dhe BDI është blerje kohe dhe thellim i krizës në vend, kështu reaguan sot nga VMRO opozitare. Sipas nënkryetarit Vllado Misajllovski, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

„Është koha që BDI dhe LSD ta kuptojnë seriozitetin e situatës, sepse me çdo ditë të kaluar me ta në pushtet, Maqedonia humb. Me BDI dhe LSD çdo ditë jemi sa më larg BE-së dhe nga e ardhmja më e mirë. Prandaj, janë të nevojshme zgjedhjet, ato janë zgjidhja e vetme e mençur për të dalë nga kriza, gjithëçka tjetër është humbje kohe”.

Ndërsa nga LSDM akuzojnë se në VMRO nuk ka ndryshim se kryetari Hristijan Mickoski, sipas tyre është i njejtë me mentorin e  tij Nikolla Gruevskin. Ata shtojnë se Mickoski, njejtë sikur Gruevski është kundër antarsimit në BE.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“DPMNE dhe Mickoski veprojnë kundër jetës më të mirë për qytetarët, kundër fondeve të reja dhe më të mëdha evropiane, kundër përparimit të shpejtë dhe standardeve evropiane. Mickoski dëshiron që vendi përsëri ta përjetoj izolimin 11 vjeçar”.

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese e nisën debatin më datë 18 gusht, ndërsa për votim do duhet të presin derisa kryeparlamentari Talat Xhaferi të thirrë seancë të re. Për sigurimin e shumicës, gjegjësisht 80 deputetëve, pushteti ka 10 ditë afat kohë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like