(VIDEO) Ndërpritet mësimi në disa shkolla dhe kopshte të Çairit, mungon ngrohja

by admin
Spread the love




Disa shkolla dhe kopshte të Komunës së Çairit sot kanë mbetur të zbrazëta. Nxënësit kanë lëshuar orët e mësimit për shkak të të ftohtit, pasi në shkolla nuk ka pas ngrohje. Drejtori i shkollës “Cvetan Dimov”, Visar Durak tha se për këtë problem e kanë informuar ngrohtoren shkup veri dhe Ministrinë e arsimit.

Visar Durak për televizionin SHENJA, tha se ky problem është paraqitur që ditën e djshme dhe ende nuk kanë informacione se sa mund të zgjasë kjo situatë. Ai u shpreh se përshkak të mungesës së grohjes nxënësit nuk kanë mundur që të përballojnë të ftohtin dhe janë detyruar ta lëshojnë mësimin.  Drejtori i shkollës informoi se nuk i kanë asnjë borxh ngrohotres  “Shkup-Veri”,  dhe se i kanë paguar të gjitha obligimet e tyre me kohë.

VISAR DURAK, DREJTOR I SHKOLLËS “CVETAN DIMOV”

“Nxënësit në ora 07:30 minuta kanë qenë në bankat shkollore, por aq sa na kanë premtuar mundësit dhe kushtet klimatike jemi munduar t’i mbajmë në mësim, dhe më pas nxënësit nuk kanë mundur të qëndrojnë në orët mësimore dhe kanë shkuar në shtëpi. Dijenin që e kemi na informuan se drejtori I nxehtores qenka në mbledhje dhe po presim ndonjë epilog se në ditët ne vijim a do të ketë nxehmje apo jo, përshkak se ne si shkollë nuk jemi borxhli në nxehtore, I kemi shlyer obligimet tona me kohë”

Durak gjithashtu tha se për këtë situat  kanë informuar ministrinë e Arsimit dhe Shkëncës, dhe janë në komunikim me ngrohtoren ‘Shkup-Veri’, dhe presin që të zgjidhet ky problem.

Ngrohtorja “Shkup-Veri” përveç shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, nuk ka furnizuar me gaz edhe disa shkolla dhe çerdhe të tjera në komunën Çair, dhe për këtë arsye nxënësit nuk kanë mundur që ta përballojnë të ftohtin dhe janë detyrar që të lëshojnë orët mësimore. Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like