(VIDEO) Musa Xhaferi: Sfida për BDI-në sot është tjetërsimi dhe harresa e së kaluarës

by admin
Spread the love

Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim, apo i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”, festën për themelimin e partisë e bënë në qytetin e Tetovës, ndaras nga pjesa tjetër e integristëve. Të pranishmëve në shënimin e përvjetorit iu drejtua Musa Xhaferi nga fraksioni i BDI-së, duke thënë se  kanë bërë një rrugë te gjatë me shumë pengesa dhe vështirësi, por asnjëherë nuk e kanë humbur rrugën dhe drejtimin për liri, drejtësi dhe barazi. Ai sot drejtoi pyetjen se ku ka mbetur BDI-ja demokratike e cila ka luftuar për të drejtën e shqiptarëve.

Musa Xhaferi, pjesë e fraksionit të BDI-së

“Por, parashtrohet pyetja ku është Bashkimi Demokratik për Integrim sot. BDI është e vendosur në një sfidë, përplasjesh idesh dhe programesh, sfida është në thonjëza të moderohemi, të tjetërsohemi dhe të harrojmë të kaluarën tonë”

Ai më tej  tha se nuk kanë se si të mos reagojnë, kur nga partia e tyre, respektivisht nga BDI-ja, thonë se tani nuk është koha për heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta. Xhaferi shtoi se në përvjetorin e partisë, ata nuk funksionojnë, sipas statutit të partisë.

Zgjedhjet e organizuara për të gjitha degët brenda BDI-së, do të kundërshtohen nga fraksioni, pasi siç thonë servilët e pushtetit nuk kanë legjitimitet të plotë të organizojnë zgjedhje partiake.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like