(VIDEO) MPJ rrit kapacitetet e përfaqësive konsullore në Bernë, Bon, Berlin dhe Munih

by admin
Spread the love

Për shkak të rritjes së kërkesave për lëshimin e dokumenteve të cilat mbërrijnë në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e punëve të jashtme ka aktivizuar punën me dy turne në disa qytete evropiane.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Në këtë grup të parë, sipas numrit të aplikimeve, po fillojmë me punë në dy turne në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih. Sipas nevojës, do të vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve edhe në përfaqësi të tjera diplomatike konsullore të RMV-së”.

Osmani theksoi se kjo është hera e parë që konsullatat punojnë në dy ndërrime për t’iu përgjigjur qytetarëve për shkak të detyrimit për ndryshimin e dokumenteve personale deri në shkurt të vitit 2024.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Për shkak të detyrimit për të ndryshuar dokumentet, filluan të krijohen turma të mëdha, gjë që nuk ishte e drejtë për qytetarët që kanë nevojë për dokumentet e tyre. Prandaj vendosëm të rrisim kapacitetet fizikisht duke dërguar përfaqësues shtesë nga MPJ në përfaqësitë konsullore diplomatike”.

Osmani njoftoi se po shqyrtohet mundësia e futjes së punës me dy turne edhe në ambasadën në Londër.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like