(VIDEO) MPJ e Maqedonisë së Veriut dënon sulmin e Izraelit ndaj palestinezëve që po prisin për ndihma

by admin
Spread the love

Sulmi i Izraelit ndaj një turme njerëzish që po merrnin ndihma humanitare ka shkaktuar 112 viktima dhe 760 të plagosur ka vazhduar të nxisë reagime. Sot ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

“Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”.

Lidhur me këtë bilanc tragjik ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka kërkuar një hetim për sulmin vdekjeprurës nga Izraeli ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës si dhe Turqia, e cila ka deklaruar se sulmi i Izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në Gaza tregon se Izraeli synon “të shkatrrojë të gjithë popullsinë palestineze”.

Ndërkaq, burimet izraelite pretendojnë se palestinezët me rrethimin e kamionit të ndihmave, janë mobilizuar për të kërcënuar ushtrinë izraelite dhe se për këtë iu kanë përgjigjur situatës duke hapur zjarr. Мirëpo, për këtë ka reaguar Hamasi duke thënë se deklaratat e Izraelit për masakrën ndaj civilëve që prisnin ndihmë janë gënjeshtra dhe mashtrim. /SHENJA/

MARKETING



You may also like