(VIDEO) MPB në aksion, ka dënuar 731 shoferë

by admin
Spread the love




Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

MINISTRIA E PUNËVE TË MBRENDËSHME

“Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 731 shoferë, prej tyre shtatëdhjetë e gjashtë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 313 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 417 jashtë vendeve të banimit”.

Vetëm në kryeqytet janë shqiptuar 185 sanksione për shkeljen e rregullave të trafikut, 13 prej të cilave për drejtim të automjetit pa patentë.

 MINISTRIA E PUNËVE TË MBRENDËSHME

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e një gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë. Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për shoferët fillestarë dhe pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike”.

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri tek qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 


You may also like