Video/ Momenti kur dasma ndërpritet nga tërmeti i fuqishëm në Marok

by admin
Spread the love

Tërmeti në Marok me magnitudë 6.8 i së premtes, me epiqendër në Malet e Atlasit të Lartë, ka dëmtuar rëndë qytetin e Marakeshin, vendin e mbrojtur nga UNESCO.

Fshatra të tërë janë rrafshuar totalisht, ndërsa shqetësuese mbetet ndihma në zonat provincial. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi 2500, ndërkohë ekipet e shpëtimit janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.

Një video e publikuar nga BCC, shihet momenti kur tërmeti ndërpreu performancën muzikore të një këngëtari në një dasmë në Marrakech.

Këngëtari së bashku me grupin e tij sapo ndjenë lëkundjet, braktisën skenën dhe u drejtuan drejt daljes. Të bërtitura dhe panik mes dasmorëve, të cilët po përpiqeshin të dilnin nga lokali.


Top Channel

You may also like