Video/ Momentet kur shkallët e mbushura elektrike ndryshojnë papritur drejtim duke plagosur dhjetra njerëz në metro (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën 14 njerëz janë lënduar kur një shkallë elektrike në ngjitje ndryshoi papritur drejtim duke rrëzuar përtokë dhjetra njerëz në një stacion metroje në Korenë e Jugut.

Kamerat e sigurisë regjistruan momentet e rënda në shkallët e stacionit qendror të Sunae në jug të kryeqytetit Seul, shkruan rrjeti vendas The Korea Herald.

Në pamje shihet që shkalla në ngjitje është e mbushur me njerëz kur papritur ndryshon drejtim duke i rrëzuar të gjithë udhëtarët përtokë ose mbi njeri-tjetrin, duke krijuar një pirg njerëzor në fund të shkallëve lëvizëse.

Një person shihet që bie në shkallën paralele i shtyrë nga kaosi.

Policia dhe zjarrfikësit thanë për aksidentin e mëngjesit të së martës se tre nga të plagosurit kishin plagë serioze në kurriz e në këmbë, 11 të tjerë trajtuan për plagosje të lehta.

Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi keqfunksionimin e shkallëve dhe zyrtarët e zjarrfikësave thonë se janë duke hetuar.

“Unë fillimisht mendova se ishin duke xhiruar një film katastrofash, kur pashë aq shumë njerëz rreth hyrjes së rrethuar”, tha një rezident 68-vjeçar  për rrjetin vendas Korea JoongAng.

Kompania e mirëmbajtjes tha se në inspektimin e përmuajshëm shkallët nuk kishin shfaqur probleme.

Hetimet per aksidentin e pazakonte vijojnë.