(VIDEO) Mitrevski i LSDM-së i zë vendin Xhaferit në krye të Kuvendit

by admin
Spread the love

Kuvendi zgjodhi kryetar të ri. Me 64 vota pro dhe 40 kundër, deputetët pozitën e udhëheqësit të Shtëpisë Legjislative, ia besuan Jovan Mitrevskit, koordinatorit të deritanishëm të grupit parlamentar të LSDM-së.

Në ulësen e kryetarit të Kuvendit, vendin e zuri kryetari i ri Mitrevski. Kështu, ish kryetari Talat Xhaferi, ju bashkua kolegëve të partisë së tij dhe u ul tek deputetët e BDI-së.

Pas pranim-dorëzimit të mandatit të kryetarit të Kuvendit, kryetari i ri Mitrevski, falënderoi deputetët që e votuan dhe u shpreh se do të jetë i hapur edhe për deputetët që nuk i’a dhanë votën.

Jovan Mitrevski, kryetar i Parlamentit

“Mbetem i hapur për bashkëpunim edhe për ato deputetë që nuk ma dhanë besimin. E kanë dorën e shtrirë sepse kjo është në interes të qetetarëve dhe shtetit. Së fundmi ne jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe prioriteti më i lartë duhet të jetë interesi i qytetarëve dhe shtetit. Falenderoj zotëri Xhaferin, shpresoj për bashkëpunim të suksesshëm. Jam i sigurt që do të kemi bashkëpunim të suksesshëm”.

Edhe Xhaferi renditi fjalë miradie për pasardhësin e tij Mitrevskin.

Talat Xhaferi, ish kryetar i Kuvendit

“Nuk dyshoj që me sukses do ta zbatoj funksionin kryetari i Parlamentit. Kështu që nuk e kam dilemë. Kisha nderin të jem bashkrenditësi i gjithë veprimeve dhe përkushtimit që kemi bërë për gjatë 7 viteve bashkarisht me të dhe deputetët e tjerë për të arrit në një konsenzus që të kemi një Rregullore të re, që prej mandatit tjetër të mos kemi hapësirë të ballafaqohemi më gjithë ato situata që jemi ballafaquar deri më tani”.

Paraprakisht në debatin para se të votohej zgjedhja e Mitrevskit, deputetët e pushtetit dhe opozitës, lavdëruan dhe akuzuan si kryetarin e deritanishëm Talat Xhaferin, ashtu edhe kryetarin e ri Jovan Mitrevskin.

Në seancën e udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, Kuvendi po ashtu konstatoi dorëheqjet e kryetarit të Qeveris Dimitar Kovaçevskit si dhe të kryeparlamentarit Talat Xhaferit. Deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin të pranishëm në Kuvend, pasi ata paraprakisht kishin bojkotuar punën në Kuvend si shenjë revolte e mos dhënies së një anëtari në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like