(VIDEO) Miratohet metodologjia e re e punësimit, tani do të punësohen 31.54 % shqiptarë

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Haliti, i cili vjen nga radhët e partisë, Alternativa, ka miratuar metodologjinë sipas së cilës, prej tani në institucionet shtetërore do të punësohen 31.54 për qind shqiptar dhe jo sikurse deri tani që ka qenë 24.3%
Ministri Haliti, në përllogaritjet ka shtuar edhe popullatën jorezidentet, duke u bazuar në rezultatet nga regjistrimi i fundit, si dhe dy për qind nga 132 260 qytetarët të cilët janë regjistruar në bazë të burimeve administrative.
Sipas regjistrimit të fundit, realizuar në shtator të vitit të kaluar, në territorin e Maqedonisë së Veriut jetojnë 58.44% maqedonas, 24.3% shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 1.3% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.47% vlleh. 7.2%, ose 132.260 qytetarë janë regjistruar në bazë të burimeve administrative dhe ato nuk hyjnë në përqindjen e nacionaliteteve.
Sipas rezultateve nga regjistrimi jashtë vendit, 66.36% janë shqiptarë dhe 24.45% maqedonas.
Kur të mblidhen këta numra, atëherë 54.21% janë maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3,98% turq, 2.34% romë, 1.18% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.44% vlleh.

Ligji për të punësuarit në sektorin publik, i cili ka filluar të zbatohet në vitin 2015 parashikon mekanizëm për shpërndarjen e të punësuarve të re me përfaqësim të drejt dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike, në nivel të çdo institucioni në sektorin publik, ndërsa në bazë të nevojave të vet institucioneve të shprehur nëpërmjet Planeve vjetore për punësime.

Metodologjia për planifikim të punësimeve në sektorin publik ishte miratuar në vitin 2016 dhe sipas saj, çdo institucion duhet të përgatis plan vjetor për punësim dhe sipas planit vjetor t’i zbatoj hapat për punësim.

Shpërndarja e të punësuarve bëhet në mënyrë elektronike nëpërmjet ueb veglës të Ministrisë së Informatikës dhe Shoqërisë Administrative.

Balancuesi i ri ka filluar të funksionojë nga sot.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

You may also like