(VIDEO) Ministria e Drejtësisë: Nuk ka amnisti për vepra penale të rënda

by admin
Spread the love

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur versionin final të propozim – ligjit për amnisti dhe njoftojnë se i njejti do të votohet në seancën e ardhshme të Qeverisë me procedurë të shkurtuar. Sqarojnë se do të ketë lirim të plotë për dënim me burg deri në gjashtë muaj, dhe se nuk ka amnisti për vepra penale të rënda. Kurse të dënuarit, që kanë dënim me burg mbi gjashtë muaj, bëjne të ditur se do të lirohen nga vuajtja e 30% të dënimit total të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Ministria e Drejtësisë

“Amnistimi nuk vlen për personat të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm, për vepër penale vrasje, për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, për vepra penale ‘Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve’, ‘Punë të papërgjegjshme në shërbim’, për krime kundër rendit publik, si dhe për krimet e kryera gjatë ushtrimit të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”.

Poashtu shtojnë se nuk do të përfshihen veprat për grabitje, mashtrim për fondet evropiane, pastrim i parave, marrja dhe dheni e ryshfetit. Kurse rëndisin edhe vepra tjera penale që nuk do të përfshihen në amnisti.

Ministria e Drejtësis

“Amnistia nuk vlen për personat që i kanë kryer veprat që i nënshtrohen amnistisë pas datës 1 shtator 2023. Amnistia nuk vlen për personat të cilët në kohën e kryerjes së veprave janë zgjedhur dhe emëruar persona në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Amnistia nuk vlen për personat e dënuar ligjërisht për të cilët, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është lëshuar urdhërarrest për shkak se janë të pakapshëm për organet e ndjekjes penale”.

Qëllimi siç thonë ata, është që të bëhet i mundur lehtësimi i punës në institucionet ndëshkimore-korrektuese, duke pasur parasysh situatën aty në periudhën e kaluar ku thonë se është alarmante, dhe kjo është theksuar në raportet e shumta ndërkombëtare si dhe nga ana e Komitetit për Parandalimin e Torturës në kuadër të Këshillit të Evropës.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like