(VIDEO) Ministri Shaqiri premton se këtë shtator do të ketë libra

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri , ka deklaruar  se po bëhen përpjekje që të gjitha tekstet për vitin e ardhshëm shkollor të dorëzohen në kohë. Sipas ministrit Shaqiri, për  80 për qind të lëndëve, dorëshkrimet tashmë janë dorëzuar. Ai madje nënvizoi se në këtë   1 shtator do  të jenë  më të përgatitur se kurë më parë.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Të gjitha tekstet janë miratuar dhe tashmë kemi filluar një procedurë që do të përfundojë së shpejti. Nuk mund të parashikoj se si do të jetë procedura e radhës, por nëse gjithçka përfundon sipas afateve të përcaktuara, tekstet do të dorëzohen në kohë. Pres që 1 shtatori të jetë më i përgatitur se çdo 1 shtator i mëparshëm”.

Edhe përkundër të gjithë kësaj, Shaqiri nuk përjashton mundësinë, që mund të ketë probleme eventuale, sa i përket teksteve shkollore për disa lëndë.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Mund të kemi probleme, por nuk besoj në të gjitha lëndët, sepse tashmë kemi dorëshkrime. Mund të jenë për një, dy ose tre lëndë, por nuk mund të parashikoj dhe besoj se as për ta nuk duhet të ketë probleme”.

Ministri Jeton Shaqiri, tha se për klasën e tretë, tekstet tashmë janë dorëzuar nga autorët në këtë minsitri. Ndërkaq për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta dhe për një pjesë të arsimit të mesëm , ai tha se do të ketë tekste të dorëzuara, por , këtë periudhë në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës të gjithë po bëjnë çmos që gjithçka të jetë në kohë.

I pari i Arsimit dhe Shkencës,  gjithashtu është shprehur i gatshëm që,  siç tha ai,  ti  zgjidhë të gjitha problemet , vetëm që fëmijët të kenë materiale edhe  për lëndët e tjera për të cilat nuk ka tekste të miratuara.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like