(VIDEO) Ministri i Punës dhe Politikës Sociale: Inspektime nëpër çerdhe

by admin
Spread the love

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski tha se Ministria tashmë po vepron në lidhje me inspektimet e çerdheve për fëmijët e vaksinuar dhe pjesërisht të vaksinuar kundër kollës së keqe. Ai tha se në këtë mënyrë po tentohet të parandalohet zgjerimi i sëmundjes.

GJOKO VELKOVSKI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Shërbimet e inspektimit që mbikëqyrin kopshtet e bëjnë këtë sipas kompetencës së tyre. Ata ndodhen çdo ditë në terren, pas kontrolleve të rregullta apo të jashtëzakonshme, kryejnë kontrolle dhe përfshijnë edhe pjesën e kontrollit të dosjeve të fëmijëve që janë regjistruar në kopsht. Duhet të ketë një listë vaksinimi me të gjitha vaksinat e marra sipas moshës së fëmijës”.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik në shtatë ditët e fundit, nga data 9 deri më 15 shkurt janë raportuar 17 raste të reja me kollë të keqe, që paraqet një rritje prej 21% krahasuar me periudhën javore paraprake. Të gjitha rastet e raportuara janë nga Shkupi, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10 deri në 19 vjeç. Shifrat tregojnë se nga 17 rastet e reja, 5 janë shtruar në spital, nga të cilët 3 janë fëmijë të moshës deri në katër vjeç dhe nga një në grupmoshat nga 5 deri në 9 vjeç dhe nga 10 deri në 14 vjeç.

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit Shkup rreth 5.000 fëmijë nga Shkupi nuk e kishin pranuar vaksinën kundër kollës së keqe. Rasti i parë i raportuar i kollës së keqe në vend ka qenë më 5 janar të këtij viti dhe muajin e kaluar janë vaksinuar 4679 fëmijë nën moshën 7-vjeçare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like