(VIDEO) Ministri i Jashtëm Osmani: Shkupi duhet ta rishikojë pjesëmarrjen në “Ballkani i Hapur”

by admin
Spread the love

“Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”. Kështu tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në TV Telma.  Ai shtoi se pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje.

BUJAR OSMANI

“Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e një Ballkani të Hapur, mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”.

Në sulmin terrorist ndaj  olicisë së Kosovës më 24 shtator në afërsi të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës, u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë. Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe grupit terrorist u vranë tre pjesëtarë të grupit  ndërsa në afërsi të Banjskës u gjet një arsenal armësh .

Pesë ditë pas incidentit, më 29 shtator, ish  nënkryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, mori përgjegjësinë e plotë për organizimin e sulmit. Ai u mor në pyetje nga prokuroria serbe, por me vendim të gjykatës u la i lirë dhe iu ndalua hyrja në Kosovë. /SHENJA/

MARKETING



You may also like