(VIDEO) Ministri i Arsimit siguron komunat se do të ketë rritje të bllok dotacioneve, Tetova nuk ka ditur t’i përdorë

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka komentuar sot akuzat e komunës së Çairit dhe asaj të Tetovës, për siç thanë ata, Ministria e Arsimit i ka shkurtuar në mënyrë drastike bllok-dotacionet për arsimin fillor në këto komuna. Shaqiri i siguron komunat se nuk do t’u mungojnë mjetet financiare.

SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Sa i takon vërëtjeve të komunës së Çairit dhe Tetovës, unë do t’i kisha apelu të dy komunave dhe të gjithë juve, nëse e shohim vlerën e buxhetin me vitin paraprak të bllok-dotacioneve, kemi një rritje prej 3.4 përqind ose 3.5 përqind si vlerë totale, për arsye të rritjes së pagave, që vitin e kaluar ndodhi në janar dhe shkurt. Kjo rritje duhet të jetë edhe më tepër në dallim me pjesën të cilën ato e kanë paraqitur. E dimë që viti kalendarik është 12 muaj, gjatë vitit kalendarik komunat e dinë që bllok dotacionet rriten, pas rebalanceve të ndryshme buxhetore. I siguroj të dy komunat, shkollat, ashtu siç nuk u ka munguar asnjë gjë në vitin paraprak, nuk do t’u mungojë këtë vit”.

Ministri Shaqiri më tej shtoi se mosshfrytëzimi ashtu edhe siç duhet i bllok dotacioneve nga komunat, duke përmendur Komunën e Tetovës, ka bërë që ajo vitin e kaluar mos t’i shfrytzojë 18 milionë denarë, ndaj ai ju bëri apel që komunat të jenë më tranparente dhe t’i shfrytzojnë siç duhet.

Kujtojmë se martën Komuna e Çairit dhe ajo e Tetovës kanë reaguar ndaj Qeverisë në përgjithsi dhe ndaj Ministrisë së Arsimit në veçanti, për siç thonë  ata, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju ka shkurtuar bllok-dotacionet, për të cilën pretedojnë se ajo  shumë e cila ju është ndarë nuk është aspak e mjaftueshme për funskionimin adekuat të procesit edukativo-arsimor.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like