(VIDEO) Ministri Demiri: Situata është e ndjeshme, vaksinoni fëmijët!

by admin
Spread the love

Fëmijët e pavaksinuar duhet të kthehen nga kopshtet. Situata është mjaft e ndjeshme dhe nuk ka asnjë justifikim. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili tha se në të gjithë tеrritorin e Maqedonisë së Veriut do të kryhen kontrolle të intensifikuara nëse fëmijët në çerdhe janë të vaksinuar apo jo, veçanërisht me vaksinën DTP, pasi kohëve të fundit janë shtuar rastet e kollës së keqe.

Ilir Demri, ministër i Shëndetësisë

“Jo vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ku është shpallur gjendje epidemike, por në të gjithë territorin, në nivel shtetëror do të ketë inspektime të jashtëzakonshme dhe do të kërkojë në çdo mënyrë që të vaksinohen ata që nuk janë të vaksinuar”.

I pyetur nëse masa për mospranimin e fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe është e vonuar, duke qenë se ka kaluar gati një muaj nga rekomandimi i kësaj mase nga Komisioni pë Sëmundje Infektive, pas shpallej se epidemis së kollës së keqe, Demiri tha se propozimi i Komisonit është zbatuar edhe më parë.

Ilir Demiri, minstër i Shëndetësis

“Zyrtarisht me dokument është prej sot, por ne nuk funksionojmë vetëm me urdhër të shkruar, d.m.th prej më herët është filluar të procesohet dhe kam pasur edhe deklarata publike se duhet të kthehen ata fëmijë që nuk janë të vaksinuar”.

Nga sot Inpektoriati Shëndetësor Sanitar dhe Shtetëror do të nis inspektimet e jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e vendimeve për ndalimin e pranimit në kopshte të fëmijëve të cilët nuk janë plotësisht të imunizuar me vaksinën DTP. Gjithashtu, personat përgjegjës në institucionet parashkollore duhet të përgaditsin listën e të gjithë fëmijëve të pakvaksinuar.

Deri më 7 mars janë regjistruar 173 pacientë me kolltë të keqe, 151 prej tyre vetëm në Shkup. Sipas autoriteteve situata në Maqedoninë e Veriut, në dallim prej rajonit është më stabile.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like