(VIDEO) Ministrat e BDI-së dhanë dorëheqje, do të vlejnë nëse votohen ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

“Ne, ministrat dhe qeveritarët nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, po dorëzojmë dorëheqje nga pozitat që i kryejmë aktualisht”, thuhet në letrën e ministrave të BDI-së dërguar kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Këtë e deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas një takimi me diasporën në Tetovë. Ministrat e BDI-së kanë konfirmuar se e kanë njoftuar me shkrim kryeministrin për dorëheqjet.

“Dorëheqjet zotëri kryeministër, automatikisht hyjnë në fuqi në momentin kur opozita voton ndryshimet kushtetuese”, thuhet në një pjesë të letrës së ministrave të BDI-së drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Ofertën se BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe ato hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie, për herë të parë e ka përmendur shefi i diplomacisë Bujar Osmani pas takimit të lidershipit të kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit. Osmani ka përsëritur të shtunën në një konferencë për media se oferta është në tavolinë nëse partia opozitare voton ndryshimet kushtetuese.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like