(VIDEO) Mickoski: Politikanët mos t’i trajtojnë shqiptarët si përqindje por si qytetarë

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se është i gatshëm që të përfshihet në diskutimet  për një “marrëveshje të re për Maqedoninë e Veriut”, me të cilën do të fshihet norma “20%” nga Kushtetuta, si dhe normat “Badenter” dhe “Balancer”. Sipas kreut opozitar, kjo mund të bëhet që të mundësohet një sistem i drejtë në të cilin njerëzit do të përparojnë sepse kanë njohuri dhe janë konkurrues dhe jo sepse janë pjesë e ndonjë kuote apo numri.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË

 “Për normën prej 20%, e kam thënë shumë herë në të kaluarën, jam gati të ulem dhe të bisedoj me këdo. Në këtë rast mund të kemi një marrëveshje të re për të cilën duhet të flasim. Të flasim për ‘Badenterin’,  për “Balancerin’ dhe të kemi një sistem të drejtë ku njerëzit përparojnë sepse konkurrues dhe kanë njohuri”

Mickoski gjithashtu theksoi se politikanët shqiptarë duhet të ndalojnë së nënvlerësuari dhe trajtuar qytetarët shqiptarë në përqindje dhe të fillojnë t’i trajtojnë ata si qytetarë të barabartë. Ai konfirmoi gatishmërinë për t’u ulur dhe për të negociuar për këto çështje.  /SHENJA/


You may also like