(VIDEO) Mickoski: Nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Aleancës për Shqiptarët

by admin
Spread the love

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur për zhvillimet brenda Аleancës për Shqiparët tha se  ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partisë dhe theksoi se kjo që po bën LSDM dhe BDI, të cilat janë të përfshira drejtpërdrejt në ngjarjet në ASH, është e pavend.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Jam vërtet i tronditur nga një sjellje e tillë e liderëve, sidomos nga BDI dhe LSDM, por kjo është puna e tyre. Unë dhe VMRO-DPMNE nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të partive tjera politike pasi që nuk dëshirojmë që edhe partitë tjera të ndërhyjnë në punët e brendshme të VMRO-DPMNE-së”.

Sa i përket bisedimeve me partitë tjera për koalicon për zgjedhjet e ardhshme në pranverë Mickoski tha se bisedimet janë duke u zhvilluar dhe fillimisht bëhen negociatat me partitë të cilat kanë qenë qenë deri më tani në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like