(VIDEO) Mickoski: Nga 1 korriku, çmimi i energjisë elektrike do të rritet për së paku 10%

by admin
Spread the love

Nga 1 korriku do të ketë rritje të rë të çmimit të energjisë elektrike prej minimum 10%, që paraqet kapitulim i Qeverisë para krizës energjetike. Kështu akuzon kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili bën fajtor drejtpërdrejt Qeverinë për keqmenaxhim të resurseve energjetike, e si pasojë e rëndon edhe më shumë krizën globale energjetike. Sipas tij, në dy vitet e fundit ka rënë dukshëm prodhimi i energjisë elektrike në shifra total prej 250 milionë eurosh, pasi sipas Mickoskit, ELEM kishte prioritet kontratat në katër sy.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“E tani ku janë paratë? Nga raporti i Komisionit Rregullator për vitin 2021 mund të vëreni se në vitin 2021 ELEM ka prodhuar 3,17 teravat orë energji elektrike, ndërsa vetëm 2 vite më parë, në vitin 2019, ishin prodhuar 4,25 teravat orë energji elektrike. Do të thotë se ELEM në vend se të prodhojë rrymë, ata që e udhëheqin kishin prioritet kontratat në katër sy. Kjo që ndodh sot është minus 250 milionë euro”.

I pyetur nëse do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin për krizën energjetike, Mickoski tha se e ka ftuar disa herë por kryeministri nuk pranon.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
Çfarë mund të bëj, 17 herë e kam thirrur të bisedojmë. Nuk kushtëzoj, por një nga temat është edhe zgjedhjet e parakohshme. Besoj se kam të drejtë të kërkoj të jetë në rend dite, nuk jam njeri që shkoj në mbledhje për të folur për gjëra abstrakte. Them eja të bisedojmë për situatën politike, bisedimet me Bullgarinë, ekonominë, krizën energjetike, shëndetësinë, arsimin, zgjedhjet e parakohshme. Nuk dëshiron. Me forcë nuk mundem”.

Mickoski tha se vendit i duhen patjetër zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa premtoi se qeveria e VMRO DPMNE-së do ta rikthejë prodhimin e energjisë elektrike në nivelet e para disa viteve dhe do ta menaxhojë krizën energjetike. /SHENJA/

 

You may also like