(VIDEO) Mickoski: Nesër do të vendosim për takimin e liderëve, Taravari thotë “Po”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO-DPMNE gjatë ditës së nesërme do të vendosë për pjesëmarrjen në takimin e liderëve partiak, të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçveski. Kreu i partisë opozitare, Hrisitjan Mickoski tha se pas konsultimit me partnerët e koalicionit dhe Komuniteti Ekzekutivi do të bëjnë të ditur se çfarë kanë vendosur për takimin e ditës së hënë.

Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Unë thashë se gjatë këtyre dy ditëve jam në terren, dje isha në Prilep, sot jam në Manastir ku po bëjmë promovimin e projekteve, në mbrëmje kam takim me komitetin komunal këtu në Manastir, nesër kemi tjetër ngjarje, shpresoj se në ndërkohë do të mund të konsultohem me Komitetin Ekzekutiv, me partnerët e koalicionit dhe me grupin parlamentar dhe gjatë ditës së nesërme do ta bëjmë publike qëndrimin, nëse do të shkojmë, nëse nuk shkojmë, përse nuk shkojmë”

Ndërkaq, partia opozitare Alenaca për Shqiptarët, ka vendosur që të shkojë në tryezën e përbashkët të liderëvе partiak. Arben Taravari, kryetari i partisë tha se, ata e kanë strategjinë e tyre dhe në bazë të asaj se çfarë do të ofrohet në atë tavolinë, do të vendosin më tej për hapat e tyre.

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Të hënë jemi thirrur në takimin e liderëve prej kryeministri aktual, do të shkojmë dhe aty do të dëgjojmë se çfarë është ideja, për çfarë do të bisedojmë. Natyrisht e kemi strategjinë tonë të negocimit e kemi koordinu me grupin për organizmin e Kongresit tek ne, ajo është kryesia e përkohshme. Do ta shohim në bazë të rrjedhave të bisedave, aty do jemi prezent shumë parti politike, do të dëgjojmë dhe pastaj do ta sjellim një vendim”

Ndërkaq, BDI dhe Alternativa tashmë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese dhe të ardhmes evropiane.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like