(VIDEO) Mickoski: Jap dorëheqje nëse një deputet i VMRO-së voton ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Para një viti kam përmendur që nëse vetëm një deputet arrin të e zhgënjejë besimin, jo vetëm timin apo të partisë por edhe të qytetarëve, atëherë nuk vlenë asgjë që të merremi me atë që quhet politikë. Këtë e tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili sqaroi deklaratën e mbrëmshme, se nëse një deputet nga partia që ai udhëheq do të votoj pro ndryshimeve kushtetuese, ai do të largohet nga politika.

Hristijan Mickoski

“Teza e Kovaçevskit është që unë kam luftuar dhe jam shqetësuar për karrigen time, nuk e di për cilën karrige e ka pasur fjalën, pasi unë jam profesor universitar dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së. Unë kam përsëritur se si politikan kam qenë i vetmi që para një viti kam thënë se nëse arrini të siguroni një deputet nga VMRO-ja unë do të largohem”

I pyetur rreth deklaratës së amabasores amerikane Angela Aggeler, e cila dje tha se qytetarët duhet t’i tregojnë politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së, Micksoski tha se pajtohet me deklaratën e amabasadores, por sipas tij për këtë çështje qytetarët duhet të pyeten në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mickoski komentoi edhe viztën e zëvendës sekretarit amerikan, Gabriel Escobar duke thënë se e vlerëson ashtu sikurse vizitat e diplomatëve tjerë të huaj.  Ai shtoi se këtë që qeveria po bënë duke ftuar diplomat të huaj, në mënyrë që të bëjnë presione për votimin e ndryshimeve kushtetuese, është dobësi e kriminelëve.

Hristijan Mickoski

“Vizitën e Gabriel Escobarit e vlerësoj si vizitat e tjera. Në periudhën e kaluar kemi pasur shumë vizita nga përfaqësuesit e jashtëm të lartë. Do t’i dëgjojmë argumentet nga pala tjetër, do t’i themi edhe ne argumentet e tona. E dimë përmbajtjen e atij takimi, kështu që çdo folës qëllim mirë është i mirëseardhur, çdo kush që dëshiron t’i dëgjojë argumetet e VMRO-së është i mirëseaedhur”

Kreu i opozitës maqedonase gjithashtu shtoi se zgjedhjet parlamentare janë shumë afër, pasi që pas dështimit të votimeve kushtetuese, qeveria  aktuale nuk ka më arsye të qëndrojë në pushtet.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like