(VIDEO) Mickoski: I besoj Uashingtonit dhe Brukselit, por jo Sofjes që është pro-ruse!

by admin
Spread the love

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se shumë shpesh e ka thënë se Sofja zyrtare  do të ketë kërkesa të reja në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.  Sipas tij, kjo është si pasojë e keqmenaxhimit të procesit nga ana e politikanëve tanë, ku për momentin vendi ynë ndodhet në një situatë  që duhet të përmbushë kërkesat e Bullgarisë, diktatet e tyre pa marrë asnjë garanci, ose përndryshe do te ngecë në proces negociatash shekullore me BE-në.

Hristijan Mickoski

“Unë personalisht e kam thënë disa herë, se ky është vetëm fillimi dhe hapja e kutisë së pandorës, pasi nga e para do të vijën kërkesat dhe ditët e vështira për Maqedoninë. Por, kjo duhej të mendohej kur e kanë pranuar këtë aneks te marrëveshjes për fqinjësi të mirë, dhe kur kanë pranuar që këto çështje të jenë pjesë e kornizës negociuese. Këtë duhej ta mendonin edhe zyrtarët e Brukselit”.

Mickoski më tej shtoi se asnjëherë nuk do të besojë në qëllimet e mira të fqinjësisë së mirë nga ana e Bullgarisë, dhe se marrëveshja momentale me Sofjen është asimetrike në përputhje me qëndrimet bullgare, të cilat siç thotë Mickskosi janë interesa të Rusisë.

Hristijan Micksoski

“Askush nuk mund të më bindë se kjo nuk është e vërtetë, unë besoj në qëllimet e mira të miqve tanë strategjikë, unë besoj në qëllimet e mira të Uashingtonit dhe Brukselit dhe Londrës dhe Parisit, Berlinit dhe Romës dhe të tjerëve, por nuk mund të besoj në qëllimet e mira të Sofjes zyrtare dhe për fat të keq marrëveshja që ata e pranuan është totalisht asimetrike dhe është plotësisht në përputhje me qëndrimet bullgare, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse interesi shekullor rus në Ballkan”.

Ndërkaq, dje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për një gazetë gjermane tha se është i sigurt se Bullgaria do të ketë kushte të reja. Ai deklaroi se kanë qenë të zhgënjyer disa herë nga ana e Bullgarisë, dhe se politika e tyre është e aq e pasigurtë saqë nuk dihet se çfarë sjellë e nesërmja.

Përndryshe, Bullgaria në nëntor të vitit 2020 vendosi veto ndaj kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, për shkak të kontestit rreth historisë, gjuhës si dhe kërkesës për të drejtat e komunitetit bullgar në vend.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like