(VIDEO) Mickoski e quan ligj për kontrabandë propozim – ligjin për taksën e solidaritetit

by admin
Spread the love

Një ligj për kontrabandën I cili synon që ata që janë besnikë dhe paguajnë taksa dhe detyrime ndaj shtetit të paguajnë më shumë, duke I mbrojtur ata që nuk janë qytetarë besnikë ndaj Maqedonisë dhe që nuk i kanë paguar obligimet dhe taksat ndaj shtetit, tha kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes për taksën e solidaritetit, ligj të cilin qeveria do ta ridërgojë në kuvend me flamur evropian.

HRISTIJAN MICKOSKI LIDER I VMRO-DPMNE-SË

“Për dikë kjo qeveri e BDI-së, e përkrahur nga shërbëtori i vogël-LSDM, është nënë, e për disa nuk është nënë, gjegjësisht për disa synon t’i mbrojë dhe fatkeqësisht synon të vazhdojë t’i shtypë të tjerët. Dhe jam i bindur se qytetarët e shohin dhe e ndjejnë dhe do të flasin qartë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen për disa ditë”.

Mickoski theksoi se taksa e solidaritetit është vetëm një taksë shtesë për xhepat e qytetarëve besnikë, në kurriz të atyre që nuk e bëjnë, duke dhënë shembull se shoku i tij në rrugën e plastikave nuk ka kryer një pagesë dhe jo vetëm që nuk ka marrë  faturë fiskale për një produkt të blerë, por edhe ka paguar në euro.

HRISTIJAN MICKOSKI LIDER I VMRO-DPMNE-SË

“Kjo nuk është taksë solidariteti, kjo është një barrë shtesë për ata që janë qytetarë besnikë në Maqedoni, e jo për ata që nuk janë besnikë dhe që sot janë, do të thosha, krijuesit kryesorë të ekonomisë gri në Maqedoni. Ka shumë vende në Maqedoni që janë një zonë gri, nuk ka llogari fiskale, ku njerëzit ende nuk marrin fatura, por pagesa bëhet ekskluzivisht me para në dorë”.

Ky shtet në vend që t’i sanksionojë ata që nuk paguajnë ai i privilegjonë, ata nuk duhet t’i ngacmojmë, por atyre që paguajnë do të duhet tu jepet një taksë shtesë dhe do ta emërtojmë si solidaritet, tha Mickoski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like