(VIDEO) Mickoski dhe Kovaçevski do të përballen tek zona zgjedhore 1

by admin
Spread the love

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do jetë bartës në njësinë zgjedhore numër 1. Mickoski, i bëri të njohur 5 bartës të njësive zgjedhore. Ai deklaroi se sipas planit të aktiviteteve, më 31 mars është ditë e paraparë për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë dhe më 2 prill përfundon afati, kështu këto 2-3 jaë thotë se do të jetë gjithçka më e qartë.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

 “Në njësinë zgjedhore numër 1 do të jem unë, këtë e kam thënë. Nënkrytari Misajllovski do të jetë bartës në njësinë zgjedhore numër 2. Në njësinë 3 do të jetë deputeti Dragan Kovaçki. Në njësinë zgjedhore numër 4 Aleksandar Nikollovski. Në njësinë zgjedhore 5 ende nuk kemi sjellur vendim dhe në njësinë zgjedhore 6 do të jetë Dafina Stojanovska, deputete nga Gostovari dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së”.

Zhvillim i arsimit, libra shkollor për të gjithë, paga për të gjithë punëtorët sipas Marrëveshjes Kolektive, 1% e bruto prodhimit vendor do t’i kushtohet shkencës dhe projekteve kapitale, këto janë pjesë e premtimeve të programit të VMRO-DPMNE-së, që i kanë shpalosur në takime me qytetarët, gjatë fushatës jozyrtare. Fushata zyrtare e zgjedhjeve parlamentare fillon më 18 prill.

Në njësinë zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë edhe kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like