(VIDEO) Mickoski: Detyrimet ndaj “Bechtel-Enka” deri më tani kanë arritur gjysmë milioni euro

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski,  edhe sot adresuar akuza ndaj qeverisë në lidhje me ndërtimin e koridorreve 8 dhe 10 D. Sipas Mickoskit,  Qeveria ka premtuar qindra milionë euro ndaj kompanisë Bechtel dhe Enka dhe ende nuk është vendosur asnjë gozhdë. Mickoski gjithashtu tha se detyrimet që ka ndërmarrë qeveria në raport me marrëveshjen me konzorciumin Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, deri në këto moment kap shifrën e afër gjysmë milionë euro.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Ajo shumë që duhet të paguhet është minimum 53 milionë euro. Ato duhet të paguhen në afat prej dy javësh pasi të kalojnë 45 ditë të parapara që të ndryshohet ligji për marrëdhënie pune dhe të zgjatet java e punës prej 40 në 60 orë, ndërsa ajo ditë skadon më 6 maj. Nga informatat të cilat i posedojmë, ka tension mes qeverisë dhe kompanisë kontraktuese rreth garancisë bankare, kur të dakordohen do të paguhen 50 milionë euro shtesë sipas paradhënies së parashikuar në atë marrëveshje”.

Ndërkaq, nga partia në pushtet LSDM akuzojnë  VMRO-DPMNE-në se është  kundër kompanisë amerikane “Bechtel Enka”.

LSDM

“VMRO-DPMNE-ja, e cila është tërësisht peng i Levicës pro-ruse, për arsye politike dhe fitimprurëse, po udhëheq një fushatë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kundër Bechtel, të bazuar në gënjeshtra dhe të pavërteta. Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e fundit që mund të flasë për ndërtimin e autostradave, sepse VMRO-DPMNE-ja është simbol për komisione, për projekte të dështuara në dëm të shtetit dhe qytetarëve”.

Përndryshe, nga Qeveria kanë njoftuar se, marrëveshja do të prezantohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like